Trendy

Kasami në terren: Projekti rekord i ujësjellësit në Tetovë nuk ndalet

Para 7 muaj

Sot, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, vizitoi lagjen Jasht Vardarit ku po zhvillohen punimet për projektin e ri të ujësjellësit. Ky projekt, i konsideruar si shumë kompleks, po has vështirësi gjatë realizimit, por sipas Kasamit, asnjë problem nuk do të mbetet pa u zgjidhur, ashtu siç është bërë deri tani.

Në vizitë ishin gjithashtu Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, si dhe përfaqësues të kompanisë kontraktuese, të cilët diskutuan nga afër shqetësimet e banorëve dhe sfidat teknike që po hasen. Të gjithë janë dakorduar që puna të intensifikohet dhe projekti të përfundojë sa më shpejtë.

“Kjo është një punë e madhe me sfida të mëdha, por me bashkëpunim dhe përkushtim, do të arrijmë suksesin. Puna vazhdon. Bashkë për një Tetovë më të mirë!” – u shpreh Kasami.

Banorët e Jasht Vardarit presin me optimizëm përmirësimin e shërbimit të ujit të pijshëm, duke shpresuar që projekti të përmbyllet në afatin e premtuar.

Trending