Trendy
Screenshot

Kasami në TopChannel: Të gjitha provimet profesionale do të jepen në gjuhën shqipe

Para 1 ditë

Bashkëkryetari i VLEN-it Bilall Kasami, në një paraqitje në TopChannel, tha se të gjitha provimet profesionale studentët do të mund t’i japin në gjuhën shqipe.

Kasami tha se VLEN ka marrë përsipër të zgjidhë çështjen e provimit të Jurisprudencës dhe të gjitha çështjeve që janë lënë pa zgjidhje nga ish-pushteti i BDI-së.

“Kemi dakordësi me kryeministrin që gjitha provimet për përgatitje profesionale të jepen në gjuhën shqipe. Është proces që ka të bëjë me harmonizimin e të gjitha ligjeve me Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Është situatë e trashëguara nga qeveritë paraprake dhe ne kemi marrë përgjegjësi për t’i zgjidhur”, tha Kasami.

Ndërsa në lidhje me protestën e studentëve, Kasami tha se ajo është keqpërdorur nga eksponentë politik, të cilët janë shkaktarë të cilët provimi i Jurisprudencës nuk jepet në gjuhën shqipe.

“Përkrahim çdo formë të protestës, ata janë zëri i qytetarëve që korrigjojnë politikat e qeverinë. Fatkeqësisht, kjo protestë u keqpërdor nga eksponentë politikë të cilët ishin shkaktarë të po të njëjtës situatë. Po ashtu, tre nga të arrestuarit asnjëri nuk ka qenë studentë, ndërsa njëri prej tyre ka qenë maqedonas”, tha Kasami.

Trending