Kryetari i Komunës së Tetovës dhe kandidati për një mandat të dytë, Bilall Kasami, e vazhdon fushatën e tij me takime të drejtpërdrejta me qytetarët. Sonte ai qëndroi në fshatin Gajre, në Malësinë e Tetovës, ku së bashku me banorët ndau një kafe dhe bisedoi hapur për problemet e tyre të përditshme, por edhe për vizionin e ardhshëm të qytetit.
“Malësia e Tetovës na mëson për qëndrueshmëri e forcë, pikërisht këto që na duhen neve për të ecur përpara”, tha Kasami, duke shtuar se 19 tetori do të jetë dita e nisjes së kapitullit të dytë për Tetovën.
Ai theksoi se Tetova ka nevojë për bashkim dhe energji të re, ndërsa premtoi se qyteti do të bëhet më i fortë dhe më krenar me vizionin e tij dhe mbështetjen e qytetarëve.





