Trendy

Kasami nuk i ndal investimet: Sallë e re sporti për Gjimnazin “7 Marsi”

Para 3 muaj

Me fillimin e vitit të ri shkollor, kryetari i Tetovës, Bilall Kasami ka promovuar një investim të rëndësishëm për nxënësit dhe stafin e Gjimnazit “7 Marsi”.

Sot është lëshuar zyrtarisht në përdorim salla e re e sportit, një projekt që do të shërbejë si hapësirë moderne për aktivitete sportive dhe rekreative.

Ky investim kapital vjen si dëshmi e angazhimit të komunës për krijimin e kushteve më të mira për arsimin dhe zhvillimin e nxënësve.

“Nuk kishte mënyrë më të bukur për ta nisur këtë vit të ri shkollor sesa me realizimin e një projekti kaq të rëndësishëm”, u shpreh kryetari i komunës, Bilall Kasami.

Kasami bëri të ditur se mbështetja për projekte të ngjashme do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke kontribuar kështu në përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe sportive në qytet.

Salla e re tashmë u është vënë në dispozicion stafit akademik dhe nxënësve të Gjimnazit “7 Marsi”, të cilët do të kenë mundësi më të mira për zhvillimin e aktiviteteve fizike dhe sportive.

Trending