Bilall Kasami në Daily Click në TV21 tha se BDI përfundimisht është në opozitë dhe se Ali Ahmeti duhet ta kuptojë pozitën e tij, përcjell TV21. Kasami tha se BDI-së i duhet opozita dhe duhet reformuar dhe siç tha brenda tyre duhen forca ta reja me qasje të re.
Kasami tutje tha se kanë ndërruar gjeneratat dhe dinamikat shoqërore dhe kanë kërkesa të tjera tani dhe shtoi se BDI ka rënë nga liga e kampionëve dhe nuk mund të kërkojnë të luajnë në ligën lokale.