Trendy

Kasami për “One Stop” me Shqipërinë: Hapet rruga për lehtësimin e kalimit kufitar

Para 19 minuta

Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka përshëndetur vendimin e autoriteteve shqiptare për miratimin e pikave të përbashkëta kufitare me një ndalesë mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, përcjell tetova1

Sipas Kasamit, pas vendimit të miratuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut dy ditë më parë, tashmë krijohen kushtet për lehtësimin e kalimit në kufi, duke e cilësuar këtë si një çështje me rëndësi të veçantë për qytetarët e të dy vendeve.

Ai theksoi se modeli “One Stop” ka dëshmuar sukses në vendkalimet kufitare me Kosovën dhe se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Postimi i plotë:

“One Stop – kufi i përbashkët me Shqipërinë!

E përshëndes vendimin e sotëm të Qeverisë së Shqipërisë me të cilin miratohen pikat e përbashkëta kufitare me një ndalesë mes dy vendeve tona.

Pas vendimit të Shkupit dy ditë më parë, tashmë definitivisht hapet rruga për lehtësimin e kalimit në kufi, një çështje shumë e rëndësishme që u dëshmua shumë e suksesshme në vendkalimet me Kosovën.

Do ta vazhdojmë bashkëpunimin dhe koordinimin për të mirën e qytetarëve tanë! 🤝”, ka shkruar Kasami./tetova1.mk

Trending