Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot ka pritur në një takim miqësor Haxhi Azbiun, të cilin e vlerësoi si një njeri të urtë dhe bujar, si dhe analistin Ramadan Ramadani.
Gjatë takimit u zhvillua një bisedë e këndshme dhe konstruktive, e karakterizuar nga respekti i ndërsjellë, mirëkuptimi dhe fryma pozitive bashkëpunimi.
Kasami i falënderoi mysafirët për vizitën, duke e cilësuar atë si të bukur dhe domethënëse për komunën dhe komunitetin.





