Maqedoni

Kasami qetëson bujqit të cilët kërkuan rregullimin e kanalit për vaditje

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

November 12, 2024, 05:11

Pas reagimit të bujqve për shkatërrimin e kanalit për vaditje të tokave, kreu i Tetovës Bilall Kasami tha se i njëjti do të rregullohet brenda ditëve. Ai tha se pritja deri në vitin e ardhshëm, siç paralajmëroi numri dy i bujqësisë Bexheti, do të shkaktonte vonesa në realizimin e projektit të filluar për ndërtimit e koritës së shtratit të lumit.

“Duke pasur parasysh që komuna veç më është duke realizuar aty projekt për ndërtimin e shtratit të lumit, sigurisht që ne nuk kemi mundësi dhe kohë që të presim institucionet shtetërore, e në këtë rast as Ndërmarrjen për ekonomizim me ujërat e as Ministrinë e bujqësisë që të futet në plan për vitin e ardhshëm sepse tashmë kemi plan për rregullimin e lumit dhe pas reagimit të bujqve, morëm masa dhe dolëm në terren. Folëm me kompaninë që realizon ndërtimet aty dhe vendosëm të ndërtojmë edhe atë segment të kanalit për vaditje të tokave bashkë me rregullimin e shtratit të lumit”, deklaroi Bilall Kasami, kryetrari i Komunës së Tetovës.

Kasami paralajmëroi edhe pastrimin e deponisë së egër të krijuar në shtratin e lumit Shkumbin në pjesën tek lagjja Dardania. Kjo deponi fillimisht u krijua nga disa pjesëtarë të komunitetit rom që jetojnë në këtë lagje, ndërsa më vonë e shfrytëzonin rastin për hedhje të mbetjeve edhe disa banorë të tjerë të Tetovës por edhe disa firma ndërtimi.

“Në projekt është paraparë edhe pastrimi i asaj deponie që me dekada ka qenë aty. Jemi në bisedime dhe komunikim me disa banorë që të gjejmë zgjidhje banimit të tyre. Në proces formal të eksproprijimit të pronave të legalizuara, por jemi të interesuar që atyre banorëve që jetojnë aty e që një pjesë janë edhe pa dokumente, në objekte pa kushte dhe të pa legalizuara, që t`iu gjejmë edhe atyre një zgjidhje”, u shpreh Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

Vitin e ardhshëm në këtë pjesë është parashikuar të bëhet zgjerimi i shëtitores së lumit me katër metra në të dyja anët, ndërsa kanë filluar edhe bisedimet me disa banorë që kanë objektet për rreth lumit, që të njëjtat me ndihmën e komunës, të dislokohen në hapësirë ku nuk pengojnë as shtratin e lumit e as shëtitoren. /Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”

Më shumë nga kategoria

IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
IMG_8977
OEMVP: Paga minimale të rritet në 500 euro dhe kontributet të ulen
IMG_8976
A e dinit se besimi te Babagjyshi i vitit të ri nuk i bën fëmijët më të mirë, por i dëmton ata!
IMG_8967
Limani: Buxheti i Gostivarit do të arrijë 27 milion euro, buxheti më i madh se asnjëherë më parë
IMG_8954
Mickoski: Ose askush të mos punojë të dielën, ose ata që punojnë të marrin një pagesë dyfish ose trefish më të lartë për atë ditë
IMG_8950
Policia rrethon gjykatën në Ferizaj, gjendet një çantë e dyshimtë
IMG_8944
Javën e kaluar janë regjistruar 139 raste me grip, kryesisht në Dibër