Trendy

Kasami: Reformat në arsimin e lartë reflektojnë kërkesat e universiteteve në gjuhën shqipe

Para 47 minuta

Një nga krerët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se është arritur konsensus i plotë me kryeministrin Hristijan Mickoski për reformat në arsimin e lartë në vend.

Në një postim publik, Kasami theksoi se versioni final i pakos së ligjeve tashmë reflekton kërkesat dhe pritshmëritë e universiteteve në gjuhën shqipe, si dhe të stafit akademik.

Sipas tij, me këto ndryshime synohet që universitetet në gjuhën shqipe të vendosen në pozitë të barabartë dhe dinjitoze me të gjitha institucionet e tjera të arsimit të lartë në vend.

Kasami vlerësoi se reformat përbëjnë një angazhim konkret për ndërtimin e një të ardhmeje akademike më konkurruese dhe të qëndrueshme.

Trending