Trendy
Screenshot

Kasami: Rikonstruimi i Qeverisë pritet ta përfshijë edhe Fillkovin! Po mundohet që dështimin e tij ta mbulojë duke e rikthyer çështjen te temat ndëretnike

Para 2 orë

Një nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami në Click Plus të TV21 tha se ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov mund të jetë një nga figurat që do të përfshijë rikonstruimi i qeverisë. Duke komentuar çështjen e kërkesës së studentëve shqiptarë për provim të jurisprudencës në gjuhën shqipe, Kasami tha se ministri Fillkov me deklaratat e tij, dështimin në punën e tij po mundohet ta mbulojë me tema etnike.

“Është e njohur botërisht, publikisht që një nga ministrat i cili do të rikonstruohet në rikonstruimin e qeverisë, do të jetë edhe ministri i Drejtësisë. Unë po e shoh që ai po mundohet ta shfrytëzojë dmth dobësinë e tij, dështimin e tij për të menaxhuar një diksater kaq të rëndësishëm, duke e rikthyer çështjen te temat ndëretnike, pra për të marrë ndonjë poen më të madh politik tek një pjesë e komunitetit maqedonas, ai po mundohet që shkarkimin eventual të tij ta arsyetojë me ‘ja unë desha ta mbrojë gjuhën maqedonase’”, tha Kasami në Click Plus.

Trending