Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka rikujtuar protestën e 09 majit 2016 e cila sipas tij ishte protesta më e madhe e shqiptarëve të Maqedonisë.
“Sot, 9 vite më parë, në Ditën e Europës, u realizua protesta më e madhe e shqiptarëve të Maqedonisë.
Në atë kohë të kobshme, kur po nëpërkëmbeshin dhe torturoheshin nga pushteti, shqiptarët dëshmuan vlera kombëtare dhe europiane për t’i dalë zot vetes dhe për t’i thënë stop një pushteti vrastar.
Gjithashtu, atë ditë u dëshmua edhe humbja e legjitimitetit nga BDI, e cila prej atëherë ka dalë e humbur përballë opozitës në çdo betejë, si politike ashtu edhe elektorale.
Që nga 2016-ta, 9 maji, përveç se mbahet mend si dita e bashkimit të Europës, mbahet mend edhe si kthesa e shpresës për shqiptarët e Maqedonisë”, shkruan Kasami.
Trending










