Trendy

Kasami: Rrugët në Tetovë të kalueshme, ekipet komunale në terren për pastrimin e borës

Para 2 javë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se ekipet komunale janë angazhuar maksimalisht në terren për pastrimin e rrugëve nga bora, transmeton Zyrtare.

Sipas Kasamit, aktualisht të gjitha rrugët në territorin e Komunës së Tetovës janë të kalueshme, pavarësisht reshjeve të borës. Ai ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në komunikacion.

“Ekipet komunale janë në terren dhe po punojnë maksimalisht për pastrimin e rrugëve nga bora. Aktualisht rrugët në territorin e Komunës së Tetovës janë të kalueshme. Ju bëjmë thirrje qytetarëve të vozisin me kujdes”, ka shkruar Kasami në postimin e tij./Zyrtare.net/

Trending