Trendy

Kasami: Shkolla e Inovacionit po vjen në Tetovë

Para 5 muaj

“Kisha nderin ta mirëpres sot në Tetovë Drejtoreshën Ekzekutive të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, znj. Andriola Kombo.

Biseduam për nismat dhe projektet që mund t’i bëjmë bashkë me bashkitë e rajonit.

Jam i lumtur të njoftoj se një ndër projektet e përbashkëta do të jetë Shkolla e Inovacionit, ku nxënësit dhe studentët do të mësojnë aftësi të vyeshme me përkrahjen e Komunës së Tetovës dhe Unionit të Bashkive. Shumë shpejt do të mund të ndajmë më shumë detaje rreth këtij projekti.

Komuna e Tetovës mbetet e përkushtuar ta vazhdojë bashkëpunimin rajonal, gjithmonë në interes të përmirësimit të cilësisë së jetës për qytetarët tanë” – ka shkruar Kasami.

Trending