Trendy

Kasami shpërndan mbi 1200 iftare për familjet në nevojë dhe studentët gjatë Ramazanit

Para 1 orë

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, në bashkëpunim me stafin dhe vullnetarët e shoqatës humanitare “Agimi i Bamirësisë”, janë shpërndarë gjithsej 1215 iftare për familjet në nevojë dhe studentët.

Përmes një postimi publik, Kasami ka theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe ndihmës ndaj kategorive më të ndjeshme të shoqërisë gjatë këtij muaji.

Ai ka shprehur falënderim të veçantë për stafin dhe vullnetarët e angazhuar, duke vlerësuar përkushtimin dhe humanizmin e tyre të përditshëm në mbështetje të familjeve në nevojë.

Aktiviteti është pjesë e nismave humanitare që zhvillohen gjatë Ramazanit, me qëllim lehtësimin e kushteve për qytetarët në nevojë dhe promovimin e vlerave të solidaritetit./Zyrtare.net/

Trending