Trendy

Kasami shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel

Para 2 orë

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëri nga krerët e VLEN-it, Bilall Kasami, ka shprehur keqardhje për ndarjen nga jeta të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, duke e vlerësuar si një mik të madh të shqiptarëve dhe mbështetës të fuqishëm të kauzës shqiptare në Shtetet e Bashkuara, përcjell tetova1

Përmes një postimi, Kasami thekson rolin dhe kontributin e Engel në mbështetje të çështjeve shqiptare, duke i shprehur gjithashtu ngushëllime familjes dhe miqve të tij.

Postimi i plotë:

“Me keqardhje e mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kongresmenit amerikan, Eliot Engel.

Engel ishte një mik i madh i shqiptarëve dhe kontribues i zëshëm për kauzën shqiptare në SHBA.

Faleminderit Eliot!

Ngushëllime familjes dhe miqve të tij!”, ka përfunduar Kasami./tetova1.mk

Trending