Sot realizova takim me drejtorin e Byrosë për Zhvillim Rajonal Amet Imeri dhe kryetarin e komunës së Tearcës, Daut Memishi ku diskutuam për aktivitetet e reja të planifikuara nga Byroja për Zhvillim rajonal dhe komunës së Tetovës, ku përfshin edhe zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit duke u fokusuar në investimet në rajone që janë më pak të zhvilluara.
Komuna e Tetovës, tashmë është në fazën finale të përgatitjes së projekteve të cilat do të financohen nga Byroja për Zhvillim Rajonal. Mbetemi të përkushtuar në zhvillimin ekonomik lokal të rajoneve që konsiderohen më pak të zhvilluara dhe përforcimin e ekonomisë lokale” – ka shkruar Kasami.










