Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka njoftuar se është takuar me kongresmenin Tom Suozzil.
“Bashkëbisedim i këndshëm me kongresmenin Tom Suozzi!”, ka shkruar Kasami.
Poashtu gjatë vizitës së tij në SHBA-para 2 ditësh, Kasami takoi James J. Tedesco III, kryetar i Bashkisë Bergen në New Jersey, dhe Thomas J. Duch, Kryeadministrator i Bashkisë.
“Sot zhvilluam një takim miqësor me James J. Tedesco III, kryetar i Bashkisë Bergen në New Jersey, dhe Thomas J. Duch, Kryeadministrator i Bashkisë.
Gjatë takimit u dakorduam që të fillojnë procedurat e binjakëzimit mes Bashkisë Bergen dhe Komunës së Tetovës.
Një hap i këtillë do të mundësojë që bashkëpunimi mes komunave tona të thellohet në të gjitha fushat, e veçanërisht në atë të arsimit dhe kulturës dhe ekonomisë”, ka shkruar Kasami.