Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare ka njoftuar se këtë fundjavë Tetova do të mirëpresë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, përcjell tetova1
Sipas tij, kjo vizitë përbën një moment të veçantë për qytetin dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërshqiptar në rajon.
Njoftimi i plotë:
“Mirë se vjen në Tetovë, President i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj 🇦🇱
Të shtunën, Tetova ka nderin të mirëpresë Presidentin e Shqipërisë. Kjo vizitë është një moment i veçantë për forcimin e bashkëpunimit dhe lidhjeve vëllazërore mes shqiptarëve në rajon!
🗓️ 28 Shkurt (e shtunë)
🕕 Ora 9:30”, përfundon Kasami./tetova1.mk











