Trendy

Kasami: Transporti publik bëhet FALAS për të gjithë ata që kanë shlyer obligimet ndaj Komunës

Para 4 javë

“Sot në Këshillin Komunal u votua një vendim me rëndësi për qytetarët tanë!

Transporti publik bëhet FALAS për të gjithë ata që kanë shlyer obligimet ndaj Komunës.
Nga ky vendim do të përfitojnë edhe nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Gjithashtu edhe të gjitha shoqatat dhe institucionet që do të nënshkruajnë një momerandum bashkëpunimi me Komunën e Tetovës.

Një hap konkret për të shpërblyer përgjegjësinë qytetare, për të lehtësuar lëvizjen dhe për të ndërtuar një qytet më të drejtë për të gjithë” – ka shkruar Kasami.

Trending