Trendy

Kasami uron 28 Nëntorin: Në këtë datë u bë realitet ëndrra e madhe e shumë gjeneratave të shqiptarëve

Para 2 muaj

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, i ka uruar shqiptarët për festën e 28 Nëntorit. Kasami në Facebook shkruan se më 28 Nëntor të vitit 1912 u bë realitet një ëndërr e madhe e shumë gjeneratave të shqiptarëve.

“Më 28 nëntor 1912 u bë realitet një ëndërr e madhe e shumë gjeneratave shqiptarësh. Sot nderojmë sakrificat dhe vizionin që ndërtuan themelet e kombit tonë. Detyra jonë është t’i mbajmë të gjalla këto vlera me punë, me dinjitet dhe me përkushtim ndaj qytetarëve tanë”.

“Duke nderuar historinë, le ta marrim atë si udhërrëfyes për të realizuar ëndrrat e kësaj gjenerate dhe të atyre që vijnë”, ka shkruar Kasami.

Trending