Trendy

Kasami: VLEN mbron fëmijët dhe familjet

Para 8 muaj

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka përshëndetur miratimin nga Qeveria të projektligjit të ri për lojërat e fatit, duke theksuar se ky është një hap i rëndësishëm në mbrojtjen e fëmijëve, të rinjve dhe familjeve.

“𝐁𝐢𝐱𝐡𝐨𝐳𝐢 𝐥𝐚𝐫𝐠 𝐬𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐚𝐯𝐞! Qeveria miratoi sot propozim ligjin e ri për lojërat e fatit, një vendim i shumëpritur që sjell ndërhyrje rrënjësore në një sektor që për vite me radhë ka qenë jashtë çdo kontrolli,” ka deklaruar Kasami.

Ai ka theksuar se me këtë ligj, kazinotë, klubet e aparateve dhe bastoret nuk do të lejohen më pranë shkollave, duke mbrojtur nxënësit dhe rininë nga ndikimi i industrisë së bixhozit.

“𝐃𝐨 𝐭𝐚 𝐩𝐚𝐬𝐭𝐫𝐨𝐣𝐦ë 𝐡𝐚𝐩ë𝐬𝐢𝐫ë𝐧 𝐫𝐞𝐭𝐡 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐯𝐞 𝐚𝐫𝐬𝐢𝐦𝐨𝐫𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐧𝐝𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐥𝐨𝐣ë𝐫𝐚𝐯𝐞 𝐭ë 𝐟𝐚𝐭𝐢𝐭. 𝐍𝐱ë𝐧ë𝐬𝐢𝐭 𝐧𝐮𝐤 𝐝𝐨 𝐭ë 𝐞𝐤𝐬𝐩𝐨𝐳𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐦ë 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐤ë𝐬𝐚𝐣 𝐢𝐧𝐝𝐮𝐬𝐭𝐫𝐢𝐞 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐭ë𝐫𝐫𝐮𝐞𝐬𝐞. 𝐑𝐢𝐧𝐢𝐚 𝐝𝐨 𝐭ë 𝐣𝐞𝐭ë 𝐞 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐮𝐫, 𝐬𝐢ç 𝐞 𝐦𝐞𝐫𝐢𝐭𝐨𝐧,” ka deklaruar Kasami.

Për VLEN-in, kjo është një fitore e qartë në betejën për mbrojtjen e interesit publik dhe të familjeve, duke garantuar që hapësirat arsimore të jenë të sigurta dhe të pastra nga ndikimi i lojërave të fatit.

Trending