Trendy

Katër shoferë kapen me shpejtësi ekstreme në Tetovë-Gostivar – më i shpejti ka qenë me 167 km/h

Para 6 muaj

Me datë 11.05.2025 në ora 14.55 në magjistralen Tetovë-Gostivar, në afërsi të mbikalimit të Debreshit në Gostivar, zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë për Siguri në Komunikacionin Rrugor-Gostivar, gjatë kontrollit me radar, kanë konstatuar se K.R. (32) nga Kosova ka qenë duke vozitur veturën e pasagjerëve ,,Audi” me targa kombëtare të Kosovës me shpejtësi 162 kilometra në orë në një vend ku shpejtësia e lejuar është 80 km/orë.

Në orën 15:00 personi S.S.(55) nga fshati Preglavë, komuna e Pllasnicës, me veturën e pasagjerëve ,,Audi” me targa kombëtare italiane ka drejtuar me shpejtësi 156 km/orë, në vend ku shpejtësia e lejuar është 80 km/orë. Në orën 16:40, D.K. (34) nga Tetova, ka drejtuar automjetin e udhëtarëve ,,Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, me shpejtësi prej 167 km/orë, në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 km/orë.

Në orën 17:45, D.Z. (29) nga Shkupi me automjetin e pasagjerëve “Gili” me targa të Shkupit ka qenë duke lëvizur me shpejtësi 161 km/orë në vend ku shpejtësia e lejuar është 80 km/orë.
Ata janë privuar nga liria dhe janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj tyre do të ngrihet akuza nga neni 297-a i Kodit Penal – “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pakujdesshme”.

Trending