Trendy

Katër shtetas turq në paraburgim pasi sulmuan një shpërndarës në Shkup

Para 49 minuta

Katër shtetas të Turqisë janë arrestuar dhe ndaj tyre është ngritur kallëzim penal, ndërsa gjykata u ka caktuar masën e paraburgimit, pasi dyshohen për sulm ndaj një të riu që punonte si shpërndarës në Shkup.
Sipas informacioneve nga MPB-ja, më 24 maj 2026 rreth orës 19:55, në zonën e Qendrës në Shkup, pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion, të dyshuarit fillimisht me automjetin e tyre të tipit “Audi” kanë goditur motoçikletën e F.M. (20) nga Shkupi, i cili në atë moment po kryente detyrat e tij të punës si shpërndarës.
Pas përplasjes, ata e kanë sulmuar fizikisht të riun.
Më 25 maj 2026, në ora 01:30, policia e Shkupit ka privuar nga liria O.A. (21), A.F.E. (21), T.A.B. (22) dhe A.I.O. (24), të gjithë shtetas të Turqisë.
Njësia për Krim të Dhunshëm pranë SPB Shkup, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit, ka ngritur kallëzim penal kundër tyre, ndërsa gjyqtari i procedurës paraprake ka caktuar masën e paraburgimit.

Trending