Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi sot Propozim-Ligjin për Lojërat e Fatit, me të cilin përcaktohet qartë se të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari bixhozi – kazinotë, bastoret dhe klubet e aparateve – duhet të vendosen të paktën 500 metra larg çdo institucioni arsimor.
Ky vendim i shumëpritur, që ishte premtuar për vite nga qeverisjet e kaluara, veçanërisht nga BDI, por asnjëherë nuk u realizua, tashmë është shndërruar në ligj me iniciativën e Qeverisë aktuale të udhëhequr nga VLEN.
Ligji gjithashtu parasheh masa të ashpra fiskale dhe kufizime shtesë për këtë sektor:
Rritje të ndjeshme të taksave për të gjithë operatorët e lojërave të fatit
Përgjysmim të numrit të slot-aparateve nga rreth 7,000 aktualisht në maksimum 3,000 në të gjithë vendin
Rregulla më të rrepta operimi, që pritet të detyrojnë mbylljen e një pjese të madhe të pikave të bixhozit
Me këto masa, Qeveria synon të mbrojë të rinjtë dhe komunitetet nga ndikimet negative të industrisë së bixhozit, duke sjellë një kontroll më të rreptë dhe largimin e tyre nga zonat arsimore.










