Trendy

Kënga e Ilir Shaqirit shkakton debat: Ndryshimi i tekstit në dasmën e Tetovës ndez rrjetet

Para 7 muaj

Në një dasmë të zhvilluar në Tetovë, Maqedoni e Veriut, u këndua kënga e njohur patriotike “Lulja e Kosharës” nga këngëtari Ilir Shaqiri – por një ndryshim në tekst tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut.

Në vend të vargut origjinal “Gjaku i Skënderbeut”, u dëgjua “Gjaku i këtij dheu”.

Ky ndryshim ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale. Disa shprehën shqetësim për “fshirjen” e figurës së Skënderbeut nga kënga. TikTokeri Roki Alb reagoi:

> “Thrret Adem Jashari, gjaku i SKËNDERBEUT… Shpresoj të jetë gabim, jo me qëllim!”

Ndërkohë, të tjerë e kanë përkrahur versionin e ri, duke u pajtuar me heqjen e emrit të heroit kombëtar.

Kënga “Lulja e Kosharës” është një nga himnet e luftës së Kosovës, e dedikuar Mujdin Aliut – luftëtar nga Tetova, i rënë dëshmor në betejën e Kosharës në moshën 25-vjeçare, i shpallur Hero i Kosovës.

Ndryshimi i tekstit u bë qëllimisht dhe ka mjaftuar që rrjetet sociale të ndahen mes kritikëve dhe përkrahësve.

https://www.instagram.com/prive.libertaspahiu/?utm_source=ig_embed&ig_rid=3b10ce90-22ef-4f32-98e5-a66315d128c1&ig_mid=A847D6C3-AF6D-47BA-B705-9616A5EFCEB0

Trending