Trendy

Këngëtari tetovar rrëfen për mbështetjen e familjes: “Nëna e dinte Kuranin përmendësh, por më përkrahu për muzikë”

Para 11 muaj

Këngëtari i njohur tetovar ka ndarë një rrëfim prekës për jetën e tij familjare dhe mbështetjen që ka marrë në rrugëtimin muzikor. Ai tregoi se nëna e tij, e cila ka qenë thellësisht fetare dhe e dinte Kuranin përmendësh, ka qenë një nga përkrahëset më të mëdha të pasionit të tij për muzikën.

Nëna e artistit ishte nga fshati Nerasht dhe vinte nga një familje ku muzika ka qenë traditë brez pas brezi. Po ashtu, këngëtari përmendi se edhe babai e ka mbështetur gjithmonë, jo vetëm emocionalisht, por edhe financiarisht, duke i krijuar kushtet për të ndjekur ëndrrën e tij.

“Kam pasur fatin të rritem në një familje ku muzika respektohej, edhe pse nëna ime ishte shumë fetare, ajo e njihte artin dhe më dha gjithmonë kurajo”, tha ai mes emocionesh.

Trending