Kosove

Kenia njeh Kosovën, Pacolli: Fitorja e dinjitetit tonë në arenën ndërkombëtare!

March 26, 2025, 02:03

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se shteti i Kenias e ka njohur Kosovën. Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se që nga viti 2009 ka lobuar dhe ka biseduar me autoritetet keniane për ta arritur njohjen.

“Kam shkuar derë më derë, zyrë më zyrë, me vetëm një qëllim, të bëj të njohur zërin dhe të drejtën e popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe sovranitet. Presidenti William Ruto, i qëndroi fjalës së dhënë në vitin 2016”.

“Ai e vizitoi Kosovën në vitin 2019 dhe e ndjeu fuqinë dhe vendosmërinë e popullit tonë. Në vitin 2023, gjatë vizitës time në Nairobi, ai e bëri hapin e parë duke njohur pasaportat tona. Sot, në një ceremoni madhështore, ai e tha me zë të lartë: Kosova është shtet i njohur nga Kenia!”, ka thënë Pacolli.

Tutje, Pacolli ka shtuar se kjo është diplomaci me rezultat.

“Kjo është Kosova që e respektojnë! Kjo është fitorja e dinjitetit tonë kombëtar në arenën ndërkombëtare! I bëj thirrje Qeverisë së Kosovës që menjëherë të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kenian dhe të hapë një Ambasadë të përbashkët me Republikën e Shqipërisë në Nairobi. Kosova duhet të jetë prezente aty ku respektohet dhe mbështetet në zemrën e Afrikës! Kjo ambasadë do të jetë porta e Kosovës për të hyrë fuqishëm në kontinentin afrikan, për të ndërtuar aleanca të reja politike, ekonomike dhe kulturore”, tha Pacolli.

Ky shtet bëhet i 118-ti në radhë që e njeh Kosovën./Klankosova.tv

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve

Më shumë nga kategoria

IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_0659
Tërmeti në Mianmar, shkon në 2000 numri i viktimave
IMG_0647
Grabitet fabrika e kanabisit në Maqedoni, objekti është siguruar nga MPB
IMG_0645
Iftari te Kurti, ende nuk ka asgjë konkrete
IMG_0643
Vazhdojnë protestat në Turqi, qindra mijëra njerëz mblidhen në Stamboll
IMG_0640
Shabani: VLEN-i shumë më i organizuar se “Fronti Evropian”
IMG_0638
Mesazhi i Fitër Bajramit – Reis i BFI’së: Bajrami mundësi për të shtrirë dorën e pajtimit