Në orën 23:40 të mbrëmjes së 25 korrikut, një banor i Shkupit, S.M. (47), raportoi në policinë e Gostivarit se është kërcënuar me thikë nga një person i panjohur që udhëtonte me një “BMW” me targa gjermane.
Kërcënimi erdhi pas një debati për vend parkimi. Policia ka nisur hetimet.










