Tetovë, 05 Korrik 2025 – Një incident verbal që për pak nuk përfundoi në përleshje fizike është raportuar në fshatin Falish të Tetovës.
G.I. (40) ka denoncuar në SPB Tetovë se gjatë lëvizjes me veturë në rrugën e fshatit, është ndalur dhe kërcënuar nga B.N., i cili po punonte në oborrin e një fqinji.
Sipas denoncimit, B.N. fillimisht ka ofenduar dhe më pas ka marrë një mjet të mprehtë duke e kërcënuar viktimën, e cila është larguar me makinë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe pritet që të ndërmerren masa ligjore ndaj të dyshuarit.





