Zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin V.I. (36) nga fshati Çegran, pas denoncimit nga ish-bashkëshortja e tij për kërcënime serioze ndaj saj dhe familjes së saj.
Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur më 10.01.2026 rreth orës 20:00 në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar, pasi i dyshuari kishte marrë djalin e tyre për takim sipas vendimit të Qendrës për Punë Sociale Tetovë. Pas përfundimit të takimit, ai e ka kërcënuar ish-bashkëshorten dhe familjarët e saj. Personi është ndaluar dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse.








