Trendy

Kërcënohet infermierja në Klinikën e Kardiologjisë në Shkup – ndërhyn policia

Para 1 orë

Një infermiere nga Klinika e Kardiologjisë në kompleksin klinik “Nënë Tereza” në Shkup ka raportuar se është kërcënuar gjatë orarit të punës.

Sipas informacioneve, mbrëmë rreth orës 02:20 në SPB Shkup, 42-vjeçarja M.I. nga rajoni i Kumanovës ka denoncuar se më 18 mars 2026, rreth orës 23:35, 79-vjeçari P.B. nga Shkupi, i cili kishte ardhur për kontroll në shoqërinë e një gruaje, ka drejtuar kërcënime ndaj saj dhe një punonjësi tjetër.

Nga policia bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Trending