Trendy

Kërcënoi babain dhe nënën – bie në prangat 34-vjeçari nga Tetova

Para 10 muaj

Në orët e para të mëngjesit, rreth orës 00:40, zyrtarët policorë të SPB Tetovë arrestuan personin M.M. (34) nga Tetova, në rrugën “Ilindenska”, pasi u raportua se ishte sjellë në mënyrë agresive dhe kishte kërcënuar prindërit e tij – babain G.M. (60) dhe nënën e tij.

Sipas informacioneve nga MPB, arrestimi u krye pas një denoncimi të mëparshëm për sjellje kërcënuese brenda familjes.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 34-vjeçarit do të ngrihet kallëzim përkatës penal. Policia ka bërë të ditur se hetimet janë në vijim për të përcaktuar të gjitha rrethanat e incidentit.

Trending