Kërçova është tronditur sot nga një lajm i rëndë. Nxënësi i vitit të dytë të shkollës së mesme, Kushtrim Kadriu, ka ndërruar jetë tragjikisht, duke lënë pas dhimbje të madhe te familja, shokët e klasës dhe mbarë qyteti.
Ngjarja ka shtuar dhembjen e kësaj gjenerate të re, e cila brenda një viti ka humbur tashmë katër nxënës. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur kushëriri i tij, Ngadhënjim Sadiku, i cili me pikëllim ka shkruar në rrjetet sociale:
“Ai do të mbetet gjithmonë në kujtimet tona, me buzëqeshjen e sinqertë dhe shpirtin e pastër që na gëzonte çdo ditë. Lamtumirë, Kuti ynë i vogël, qofsh i parajsës.”
Lajmi i trishtë ka shkaktuar reagime të shumta ngushëllimi dhe solidariteti nga qytetarët e Kërçovës, të cilët ndajnë dhembjen me familjen Kadriu për këtë humbje të parakohshme.










