Endrit Asani, nga Kërçova drejt Kombëtares U21 të Shqipërisë
Futbollisti me prejardhje nga Kërçova, Endrit Asani (2008), ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Asani, i cili aktivizohet te FC Lausanne-Sport në Zvicër, është promovuar nga Kombëtarja U19 në Kombëtaren U21 të Shqipërisë.
Ky është një vlerësim i rëndësishëm për talentin e ri, i cili tashmë do të jetë pjesë e grupmoshës U21, duke vazhduar rrugëtimin e tij në nivelet e përfaqësimit kombëtar.
Endriti përfaqësohet nga Kendim Mehmeti, po ashtu me prejardhje nga Kërçova.
Urime Endrit dhe shumë suksese me Shqipërinë U21!











