Dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident tragjik me motoçikletë në ishullin e Kretës, në Greqi. Viktimat janë identifikuar si Edison Xhaka, 28 vjeç nga Elbasani, dhe Aleksandër Toçila, 34 vjeç nga Gramshi.
Aksidenti ndodhi të enjten rreth orës 03:00 në aksin rrugor Kissamos–Hania, pranë zonës së Kolymbarit. Sipas autoriteteve greke, motoçikleta me të cilën udhëtonin dy të rinjtë ka dalë nga rruga për shkaqe që ende nuk janë përcaktuar dhe është përplasur me barrierën metalike anësore.
Përplasja ka qenë fatale për të dy shqiptarët, të cilët kanë ndërruar jetë në vendngjarje. Ekipet e emergjencës mbërritën në zonë, por nuk mundën t’u shpëtonin jetën dy të rinjve.










