Trendy

Këto janë katër ankesat më të shpeshta të qytetarëve të RMV-së te Avokati i Popullit

Para 1 orë

Në raportin vjetor të punës së Avokatit të Popullit në Maqedoninë e Veriut, janë regjistruar 2 400 parashtresa, ndërsa 521 janë transferuar nga viti paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Konstatoj se trendi i parashtresave të parashtruara sipas fushave dhe nënfushave është pothuajse i njëjtë si në vitet e kaluara, kështu që, në vitin raportues, numri më i madh i parashtresave të pranuara dhe regjistruara i referohej mbrojtjes së të drejtave nga katër fushat në vijim: Në vend të parë është gjyqësori me 307 parashtresa ose 12,79%; më pas pasojnë parashtresat nga të drejtat e konsumatorëve 264 ose 11,00%; nga marrëdhëniet e punës 219 ose 9,13%; dhe nga fusha e të drejtave të fëmijëve 198 ose 8,25%”, raportoi avokati i popullit, Faton Selami.

Avokati i popullit ka konstatuar mangësi të mëdha në reagimin institucional rreth femicidit, ndërsa sipas tij, mbrojtja e mjedisit jetësor mbetet një nga sfidat kryesore në punën e institucionit edhe në periudhën e ardhshme.

Trending