Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka deklaruar se e ardhmja e Gjirit Persik do të jetë pa praninë e Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se rajoni po hyn në një fazë të re.
Në një mesazh të publikuar me rastin e Ditës Kombëtare të Gjirit Persik, ai tha se prania e fuqive të huaja ka qenë burim paqëndrueshmërie, ndërsa shtoi se Irani synon të garantojë sigurinë përmes një menaxhimi të ri të Ngushtica e Hormuzit.
Sipas tij, kornizat e reja ligjore dhe bashkëpunimi rajonal do të sjellin stabilitet dhe përfitime ekonomike për vendet përreth Gjirit.
Deklarata vjen në një kohë tensionesh të larta pas përplasjes së fundit mes Iranit dhe SHBA-së, ndërsa përpjekjet diplomatike për një marrëveshje më të gjerë vazhdojnë.










