Kina ka akuzuar Presidentin amerikan Donald Trump se “po i hedh benzinë” konfliktit në rritje midis Iranit dhe Izraelit.
Reagimi i Kinës vjen pasi Trump pasi paralajmëroi banorët e Teheranit të “evakuohen menjëherë”.
“Duke i hedhur benzinë zjarrit, bërja e kërcënimeve dhe rritja e presionit nuk do të ndihmojnë në promovimin e çtensionimit të situatës, por vetëm sa do ta intensifikojnë dhe zgjerojnë konfliktin”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Guo Jiakun kur u pyet për komentet e Trump në një konferencë për shtyp.
Presidenti Trump ndërkohë po shqyrton dërgimin e të dërguarit të SHBA-ve për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff ose zëvendës presidentin JD Vance për t’u takuar me zyrtarët në Iran.
Të paktën kështu ka thënë një gazetar i CBS News, teksa ndodhej në bë bordin e një avioni për t’u kthyer nga Kanadaja me Trump.
Dërgimi i Witkoff ose Vance “varet nga ajo që ndodh kur të kthehem” në Washington, thuhet të ketë thënë Trump.
Trump po ashtu thuhet se ka shtuar se dëshiron një “fund të vërtetë” të problemit bërthamor me Iranin, me Teheranin që “dorëzohet plotësisht” nga armët bërthamore, ka shkruar gazetari i CBS në X.
Udhëheqësi amerikan ka parashikuar gjithashtu se Izraeli nuk do të ngadalësonte sulmet e tij ndaj Iranit.
“Do ta zbuloni gjatë dy ditëve të ardhshme. Do ta zbuloni. Askush nuk e ka ngadalësuar deri më tani”, ka cituar gazetari i CBS Trump në Air Force One.
Trump i ka bërë komentet gjatë largimit të tij në mesnatë nga Kanadaja, ku mori pjesë në samitin e Grupit të Shtatë kombeve të hënën.










