Trendy

Kirurgët kroat i hoqën tumorin 3.5 kg pacientes

Para 3 muaj

Një ndërhyrje kirurgjike e jashtëzakonshme u realizua në KBC Split, ku mjekët hoqën me sukses një tumor të madh në qafë, me peshë 3,3 kilogramë.

Sipas raportimeve, tumori ishte i vendosur në pjesën e qafës dhe kishte shkaktuar presion mbi strukturat kyçe anatomo-funksionale, gjë që e bënte operacionin shumë të ndërlikuar. Megjithatë, ekipi i specializuar kirurgësh arriti ta hiqte tërësisht tumorin dhe të rikonstruktonte zonën e prekur pa ndonjë komplikim.

Operacioni u krye nga doc. dr. sc. Slaven Lupi-Ferandin, dr. sc. Ante Mihovilović dhe dr. Sanja Kadić, me ndihmën e stafit të instrumentarëve dhe anesteziologëve. Pacientja po shërohet normalisht dhe të gjitha analizat post-operacionale janë të qëndrueshme.

Ky rast konsiderohet i rrallë dhe jashtëzakonisht kompleks, duke treguar nivelin e lartë të ekspertizës kirurgjikale në KBC Split dhe përkushtimin e stafit mjekësor.

“Ky intervenim tregon se edhe rastet më të komplikuara mund të trajtohen me sukses me ekip të specializuar dhe përgatitje të duhur”, deklaroi drejtuesi i departamentit.

Trending