Në mesin e emrave më të besuar dhe më të kërkuar nga pacientët në Kosovë dhe rajon, spikat Dr. Vigan Goga – një kirurg oral dhe implantolog i dalluar, i njohur për profesionalizmin, precizitetin dhe qasjen e avancuar ndaj çdo rasti klinik.
Dr. Vigan Goga drejton klinikën e mirënjohur “Goga Dent”, e cila është kthyer në një qendër referimi për trajtimet më të ndërlikuara në fushën e kirurgjisë orale dhe implantologjisë. Klinika ofron kushte moderne, teknologji të standardeve ndërkombëtare.
Ajo që e veçon në mënyrë të jashtëzakonshme është aftësia për të realizuar vendosjen e menjëhershme të dhëmbëve pas implantimit, një procedurë revolucionare që sjell zgjidhje të shpejtë dhe efikase për pacientët që humbasin dhëmbët. Kjo metodë lejon që, brenda një dite të vetme, pacienti të largohet nga klinika me dhëmbë funksionalë dhe estetikisht të përsosur, pa kaluar nëpër faza të gjata dhe të pakëndshme pritjeje.
Një shembull konkret i kësaj metode është një rast kompleks i rehabilitimit total të gojës: janë hequr të gjithë dhëmbët e infektuar dhe me probleme paradontale në të dy nofullat, janë vendosur implantet dhe menjëherë janë fiksuar dhëmbë të përkohshëm mbi sistemin MUA – duke siguruar që pacientja të mos mbetej pa dhëmbë asnjë ditë të vetme. Pas disa muajsh, dhëmbët e përkohshëm u zëvendësuan me dhëmbë të përhershëm të punuar nga zirkoni mbi strukturë titaniumi – një kombinim që garanton jetëgjatësi, stabilitet dhe estetikë maksimale.
Dr. Vigan Goga, me përvojën e tij të thelluar dhe angazhimin e vazhdueshëm në ndjekjen e trendeve më të fundit të shkencës stomatologjike, është gjithashtu pjesëmarrës i rregullt në kongrese ndërkombëtare dhe bashkëpunëtor me kompani lidere gjë që e pozicionon si një figurë kyçe në zhvillimin e praktikës së implantologjisë moderne në vend.














