Trendy

Kjo është kënga e vogëlushes shqiptare që e bëri histerik një shtet të tërë!

Para 2 orë

Kënga më poshtë, e titulluar “Trojet shqiptare”, këngë garuese në Festivalin e Këngëve për Fëmijë “Bilbilat e Korabit 2023”, pjesëmarrëse edhe në Festivalin “Bletëzat 2023”, ka ngritur në këmbë një shtet të tërë. Histeria e nisur nga mediat maqedonase përfundoi me thirrje për dënim nga Agjencia e Mediave dhe Këshilli Programor i RTVM-së, ndërsa askush nuk dëshiron ta kuptojë të vërtetën e këngës dhe ritransmetimin e saj të shtunën në kanalin në gjuhën shqipe në RTVM, shkruan gazet KOHA.

E para, kënga si pjesë e Festivalit “Bilbilat e Korabit” është transmetuar në vitin 2023, kur festivali ishte pjesë e Programit të RTVM-së, i miratuar nga Këshilli Programor dhe i votuar nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut. Atëkohë, as që është diskutuar përmbajtja e këngës apo veshja kuqezi e vogëlushes, pasi vetë kënga, në asnjë rresht, nuk nxit urrejtje ndaj asnjë kombi.

Veshja kuqezi me hartën që mediave maqedonase u duket si harta e “Shqipërisë së Madhe”, nuk ka lidhje me pretendimet e tyre. Mes të gjitha shteteve ekzistojnë vijat ndarëse, por në këtë rast vetëm janë piketuar rajonet ku jetojnë shqiptarë. Atëkohë, as Agjencia e Mediave nuk kishte marrë guximin të nxirrte konstatime të tilla si përbërja aktuale, e cila tani ka konstatuar se “kënga nxit dhe përhap intolerancë mbi baza kombëtare dhe etnike”.

Në bisedë joformale, është sqaruar se kënga është “patriotike” dhe jo “nacionaliste”. Megjithatë, duket se gjërat kanë ndryshuar.

Këshilli aktual Programor, në mbledhjen e djeshme, e ka ngarkuar drejtorin e RTVM-së, Marjan Cvetkovski, që të hapë procedurë disiplinore përmes së cilës do të hetohet dhe përcaktohet se kush ka lejuar transmetimin e këngës dhe, sipas tyre, “me këtë ka shkelur dispozitat ligjore”.

“Procedura duhet të tregojë se ku qëndron përgjegjësia dhe ai që është përgjegjës të mbajë pasojat, por njëkohësisht kemi theksuar se është e nevojshme të forcohen mekanizmat e mbikëqyrjes për gjithçka që transmetohet në eterin e MRT-së, në mënyrë që në të ardhmen të mos ndodhin shkelje të tilla apo të ngjashme”, ka deklaruar për mediat kryetari i Këshillit Programor, Davor Pashoski.

Para Këshillit Programor, Agjencia e Mediave kishte konstatuar në një mbledhje eksprese “shkelje serioze nga RTVM2” në ritransmetimin e programit për fëmijë “Bilbilat e Korabit”. Sipas raportit të kësaj agjencie, performanca e vogëlushes përmban elemente që nxisin intolerancë kombëtare dhe etnike, përmes simboleve irredentiste dhe mesazheve politike.

“Me këtë interpretim nxitet dhe përhapet intolerancë mbi baza kombëtare dhe etnike”, kishte konstatuar Agjencia.

Ndryshe, në Agjencinë e Mediave ka dy anëtarë shqiptarë, ndërkohë që në Këshillin Programor ka katër shqiptarë nga gjithsej 13 anëtarë. (koha.mk)

Ky është teksti i plotë i këngës patriotike dhe jo nacionaliste:

Fluturo shqiponjë fluturo
dhe mbi flamurin tonë ti ndalo
Mbi Shqipëri e Kosovë, Ulqin e Tetovë
Ti krenare gjithnjë qëndro
E për lirinë që ne sot po e gëzojmë
Dëshmorët tanë ne s’duhet t’i harrojmë
Do të vij dita kur të gjithë të jemi bashkë
Se na lidh një komb, një gjuhë, një gjak!
Toka dhe qielli do ngjyrosen kuq e zi
E ne të gjithë do festojmë në liri
Se ato na lanë neve amanet
Trojet tona t’i bashkojmë!

Trending