Në Maqedoninë e Veriut, gjatë marsit 2026, qytetarët kanë konsumuar 667 016 MWh energji elektrike, një sasi që tejkalon prodhimin vendas për të njëjtën periudhë, transmeton Portalb.mk.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, konsumi total i energjisë ka përfshirë edhe 16.222 milion nm³ gaz natyror, 289 340 ton qymyr dhe 75 475 ton produkte nafte.
Gjatë këtij muaji, vendi ka prodhuar 531 062 MWh energji elektrike, që përbën rreth 79.6% të nevojave të konsumit.
Në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është shënuar rënie e ndjeshme e konsumit të gazit natyror me 68.1%, ndërsa përdorimi i produkteve të naftës është ulur për 14.7%.





