Prishtinë, 22 nëntor 2025 – Një sukses i madh për sportin e Tetovës! Klubi i Karatesë “Khalid” ka shkëlqyer në *Kampionatin Mbarëkombëtar në Karate*, duke u kthyer me *7 medalje* nga kjo garë prestigjioze, ku morën pjesë *60 klube shqiptare* dhe mbi *500 sportistë* nga trevat shqiptare.
Klubi u përfaqësua me *14 garues*, të cilët dhanë një paraqitje dinjitoze dhe treguan nivel të lartë teknik, disiplinë dhe shpirt gare.
*Fituesit e medaljeve ishin:*
🥇 *Kampionë*
– Shkëmb Sabriu
– Leart Bajrami
– Erblin Bajrami
🥈 *Nënkampione*
– Lejla Fazliu
🥉 *Medalistë të bronztë*
– Agon Aliti
– Blina Bilalli
– Edona Rustemi
*Trajneri Albion Idrizi* u shpreh jashtëzakonisht i kënaqur me angazhimin dhe performancën e nxënësve, duke theksuar se ky rezultat është fryt i punës së vazhdueshme dhe përkushtimit të të gjithë ekipit.
*Klubi “Khalid” vazhdon të jetë një ndër promotorët kryesorë të sportit në rajon, me rezultate të qëndrueshme dhe një grup të ri sportistësh premtues.













