Trendy

Koci rruan kokën para Kuvendit të Kosovës: Miq e armiq tanë po binden që ne nuk jemi të aftë me mbajt një shtet

Para 8 muaj

Avokati, Arianit Koci ka vendosur të rruajë kokën para Kuvendit të Kosovës, si aksion simbolik për ngërçin politik.

Ai kishte paralajmëruar se do të protestojë.

Koci paralajmëroi se nga mos konstituimi i Kuvendit po rrezikohet e Kosovës, teksa shtoi se miq e armiq të Kosovës janë duke bindur që Kosova nuk është e aftë të mbajë një shtet.

“Po na rrezikohet edhe shtetësia e Kosovës, ka miq e armiq tanë po binden që ne nuk jemi të aftë me mbajt një shtet. Tashmë kjo nuk është politikë, po hynë në kategorinë e para politikës. Prandaj unë kërkojë që menjëherë sot të formohet Kuvendi dhe kjo protestë nuk është veç për politikanët por edhe për krejt popullin i cili ka rënë në gjumë edhe është në një depresion kolektiv”, ka thënë ai para mediave.

Trending