Një deklaratë e Enver Hoxhës, e bërë gjatë zhvillimeve të vitit 1981 në Kosovë, është rikthyer në vëmendje për shkak të përmbajtjes së saj mbi qëndrimin e Shqipërisë ndaj shqiptarëve në ish-Jugosllavi.
Në ditarin e tij politik, Hoxha shkruante se Shqipëria do të mbronte të drejtat e shqiptarëve në Kosovë dhe deklaronte se “Kosova nuk preket”, duke e lidhur këtë me zhvillimet e asaj periudhe dhe demonstratat e vitit 1981.
Megjithatë, dokumenti shoqërohet edhe me analiza kritike, ku thuhet se retorika publike e regjimit komunist nuk u shoqërua me veprime konkrete dhe se, në praktikë, shumë kosovarë që hynë në Shqipëri gjatë asaj periudhe u përballën me përndjekje, burgime dhe internime.
Dokumentet e publikuara vijojnë të jenë objekt debatesh historike për mënyrën se si regjimi komunist e trajtoi çështjen e Kosovës dhe shqiptarët që jetonin jashtë kufijve të Shqipërisë.










