Trendy

Kokainë në Aerodrom: Arrestohet 30-vjeçari nga Shkupi me 46 gramë drogë

Para 7 muaj

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër K.P. (30) nga Shkupi, nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve”, sipas nenit 215 të Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut.

Më 10 korrik 2025, rreth orës 22:10, në territorin e Komunës së Aerodromit, zyrtarë policorë të SPB Shkup e arrestuan personin në fjalë, pasi gjatë kontrollit fizik tek ai u gjet një substancë e bardhë në formë pluhuri. Pas analizave laboratorike u konstatua se bëhej fjalë për kokainë me peshë neto prej 46.56 gramësh.

K.P. është marrë në bisedë zyrtare, ndërsa me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake, ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Procedurat hetimore janë në vijim.

Trending