Edhe pika kufitare “Tabanovc” për hyrje në vend nuk dallon nga ditët e tjera. Qindra automjete presin të kalojnë kufirin Maqedoni-Serbi. Sipas informacioneve, për të hyrë në Maqedoni duhen mbi 40 minuta, transmeton Portalb.mk.
Situata është e ngjashme me PK “Bogorodica” për dalje nga Maqedonia në Greqi.
LAMM njofton se në pikat tjera kufitare nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi.
Në unazën e Manastirit, drejtimi Prilep – Resnjë, qarkullimi është devijuar nëpër qytetin e Manastirit për shkak të zjarrit aktiv.
Për shkak të zjarrit aktiv në rrugën rajonale R1103 Negotinë – Shtip, afër fshatit Pepelishtë, është ndërprerë qarkullimi për të gjitha llojet e automjeteve, në të dy drejtimet, thuhet në njoftimin e LAMM-së.