Trendy
Screenshot

Komandanti Avni Ameti e konfirmon: Një viktimë nga zjarri në Tetovë

Para 2 muaj

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në Tetovë, ku një person e ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që e ka kapluar një banesë te Blloku 70-të në këtë qytet, përcjell tetova1

Lidhur me rastin, komandanti i Zjarrfikësve në Tetovë, Avni Ameti, ka dhënë detaje.

“E kemi fatkeqësisht një viktimë dhe një person të lënduar. Zjarri ka shpërthyer në një banesë në katin e shtatë në Bllokun 70”, deklaroi ai.

“Viktima duhet të jetë diku i moshës rreth 70-vjeçare, derisa i lënduari është djali i viktimës. Të dy janë të nacionalitetit maqedonas”, theksoi ai./tetova1.mk/

Trending