Trendy

Komisionerja e BE-së Marta Kos përballet me akuza të reja për lidhje me UDBA-n

Para 1 orë

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Evropian, Marta Kos, po përballet me akuza të reja se në vitet 1980 ka bashkëpunuar me policinë sekrete jugosllave, UDBA, sipas pretendimeve të një eurodeputeteje sllovene.

Romana Tomc ka deklaruar se i ka dërguar një letër Komisionit Evropian duke kërkuar hetim, duke pretenduar se ekzistojnë prova të reja për bashkëpunimin e Kos me shërbimin sekret jugosllav.

Akuzat janë rikthyer në prag të zgjedhjeve të 22 marsit në Slloveni.

Kos i kishte mohuar më herët këto pretendime gjatë seancës dëgjimore në Parlamenti Evropian në vitin 2024, duke i cilësuar ato si “gënjeshtra” dhe “dezinformata”.

Ndërkohë, një zyrtar i Komisionit Evropian ka theksuar se ajo ka kaluar një proces të plotë verifikimi para se të emërohej komisionere.

Trending