Trendy

Kompania e afërt me BDI-në ‘2SS’ garantuese për falimentimin e ‘Soravisë’

Para 8 muaj

Kompania kontroverse e afërt me BDI-në “2SS” nga Kërçova është garantuese në hapjen e procedurës së falimentimit për Qendrën Tregtare në Shkup “Soravia”, e cila mori vëmendjen e opinionit pasi paraprakisht njëri prej pronarëve ishte Drin Ahmeti, apo nipi i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Sipas portalit “Faktor”, emri i kësaj kompanie për siguri është gjetur në bordin e garantuesve të miratuar nga Gjykata Civile e Shkupit. Në prill të këtij viti, Qendra Tregtare Soravia u nxor në shitje nga një përmbarues për shkak të një borxhi prej 930 mijë eurosh. Çmimi fillestar ishte përcaktuar 22,4 milionë euro, megjithatë nga menaxhmenti i Soravias njoftuan se procedura është pa bazë ligjore dhe kundër pëlqimit të pronarëve aktualë. Kompanitë që udhëheqin Qendrën Tregtare “Soravia Invest” dhe “Soravia Menaxhment” kanë llogari bankare të bllokuara dhe borxh ndaj Drejtorisë së të Ardhurave Publike në vlerë rreth 2 milionë euro.

Për shitblerjen e Soravias Prokuroria po kryen hetim, e cila mbi një vit analizon dokumentacione, ndërsa ka kërkuar edhe ndihmë juridike nga SHBA. Hetimi u hap pasi gjatë vitit 2023, u zbulua se Drin Ahmeti ishte pronar i 39% të aksioneve të Qendrës Tregtare Soravia në Shkup. Pavarësisht se kostoja e aksioneve kushton disa miliona euro, Drin Ahmeti u sqarua para opinionit se ai këto aksione i kishte marrë pa investuar asnjë qindarkë.

Trending